Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

KFOR-i përfundon vendosjen e 67 kontejnerëve në fushat e futbollit në Bërnicë

KFOR-i përfundon vendosjen e 67 kontejnerëve në fushat e futbollit në Bërnicë

KFOR-i ka njoftuar se ka përfunduar zhvendosjen e 67 kontejnerëve nga kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në fushat e futbollit në zonën e Bërnicës/Brnjicës. Ky proces është pjesë e një iniciative për përmirësimin e kushteve për futbollistët e rinj.

Operacioni është realizuar nga Ekipi Ndërlidhës dhe Monitorues (LMT) K8 i KFOR-it, në bashkëpunim me Grupin e Përbashkët për Mbështetje Logjistike (JLSG), e gjithashtu në koordinim me Policinë Ushtarake të KFOR-it dhe FSK-në.

Zhvendosja e kontejnerëve nisi më 17 qershor, pas kërkesës nga Federata e Futbollit e Kosovës, dhe u përmbyll në ditët e fundit. Qëllimi i këtij procesi është të ofrohet një ambient më i mirë për stërvitje, ndërrim të pajisjeve dhe përgatitje për ndeshje për futbollistët e rinj.

“Nisma e KFOR-it reflekton angazhimin e tij të vazhdueshëm për të bashkëpunuar me institucionet dhe partnerët lokalë, me fokus në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies, veçanërisht në zhvillimin e të rinjve,” njofton KFOR-i.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement