Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

ISHP intensifikon hetimet në Gostivar pas mbi 1 mijë rasteve me simptoma gastrointestinale

ISHP intensifikon hetimet në Gostivar pas mbi 1 mijë rasteve me simptoma gastrointestinale

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Dr. Shaqir Zulbeari, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Dr. Sasho Klekovski, dhe drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit, realizuan një vizitë në Gostivar për të monitoruar nga afër gjendjen e pacientëve që paraqiten me simptoma gastrointestinale.

Dr. Zulbeari njoftoi se ekipet e ISHP-së janë angazhuar menjëherë në terren dhe kanë nisur hetimin epidemiologjik për të identifikuar sa më shpejt shkakun e kësaj situate. Ai shpjegoi se Qendra e Shëndetit Publik po punon intensivisht për të përcaktuar shkaktarin, duke kryer anketime dhe duke marrë mostrave, të cilat janë kryesore për të gjetur burimin e problemit.

Në këtë kontekst, ai bëri thirrje qytetarëve që paraqiten në institucionet shëndetësore me simptoma gastrointestinale të bashkëpunojnë me ekipet epidemiologjike, duke plotësuar anketat e nevojshme.

“Është thelbësore që, përveç marrjes së ndihmës mjekësore, pacientët të ofrojnë informacionet e kërkuara në anketën epidemiologjike. Secila e dhënë është e rëndësishme dhe ndihmon në identifikimin më të shpejtë të shkaktarit,” theksoi Zulbeari.

Ai theksoi se Instituti i Shëndetit Publik do të vazhdojë të monitorojë situatën në bashkëpunim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë, Spitalin e Gostivarit dhe institucionet e tjera përkatëse.

“Ne do të jemi në terren dhe në shërbim të qytetarëve 24 orë në ditë, deri në sqarimin e plotë të situatës dhe identifikimin e shkaktarit,” përfundoi Dr. Zulbeari.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement