Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një i ri nga Krusheva, Emre Nazifi, ka humbur jetën.
Familjarët e tij kanë ndarë lajmin për ndarjen nga jeta përmes një postimi në Facebook. Reagime ka pasur edhe nga Universiteti i Tetovës, institucioni ku Nazifi vijonte studimet.
Universiteti e përshkruan atë si një student shembullor të Katedrës së Gjuhës Angleze, i njohur për përkushtimin e tij ndaj studimeve, mirësjelljen dhe vlerat njerëzore.
Megjithatë, rrethanat që çuan në vdekjen e tij ende nuk janë sqaruar plotësisht.



















You must be logged in to post a comment Login