Juventusi vazhdon të tregojë aktivizëm në afatin kalimtar veror. Pas afrimit të Zeki Çelikut, drejtuesit e klubit bardhezi kanë fokusuar vëmendjen te sulmuesi i Parmës, Mateo Pellegrino. Sipas informacionit nga La Gazzetta dello Sport, trajneri Luciano Spalletti ka si qëllim të revolucionarizojë repartin ofensiv dhe e sheh 23-vjeçarin argjentinas si një përforcim të rëndësishëm. Ndërkohë, Parma nuk ka ndërmend të ulë çmimin e kartonit të tij, duke kërkuar plot 30 milionë euro.
Edhe pse Pellegrino është një opsion interesant, ai nuk konsiderohet si alternativë për Randal Kolo Muanin, i cili mbetet objektivi kryesor i Juventusit. Në fakt, ai është parë si një mundësi në rast se dështojnë negociatat për Alexander Sorloth ose Richarlison.
Njëkohësisht, “Zonja e Vjetër” po punon për të forcuar edhe repartin e portës. Emiliano “Dibu” Martinez vazhdon të jetë zgjedhja e parë, por Aston Villa kërkon 12 milionë euro për të, ndërsa oferta e Juventusit arrin në 6.5 milionë euro. Nëse kjo marrëveshje dështon, Guglielmo Vicario i Tottenhamit është alternativa e mundshme.
Së fundmi, Spalletti është gjithashtu në kërkim të përforcimeve në mesfushë, me emrat e Franck Kessie dhe Leon Goretzkës që vazhdojnë të jenë në radarët e klubit torinez.



















You must be logged in to post a comment Login