Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Britania dënon deklaratën e ministres serbe Paunoviq: Referencat për spastrimin etnik janë të neveritshme

Britania dënon deklaratën e ministres serbe Paunoviq: Referencat për spastrimin etnik janë të neveritshme

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka përcjellë për Klankosova.tv qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme britanike (FCDO), e cila dënon deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq. Ajo përmendi “spastrimin etnik” të Kosovës, një termin që ka shkaktuar keqkuptime dhe tension.

Në reagimin e FCDO-së, thuhet se këto deklarata janë “krejtësisht të neveritshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme.”

FCDO vazhdon të theksojë se në një periudhë kur vendet e Ballkanit Perëndimor po përpiqen të ndërtoshin një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe shumetnike, deklarata të tilla rihapin ndarjet e vjetra dhe nxisin tensione të panevojshme.

“Udhëheqësit politikë të përgjegjshëm duhet ta refuzojnë një gjuhë të tillë, qartë dhe pa mëdyshje,” theksohet në një pjesë të deklaratës.

Për më tepër, FCDO ka vënë re edhe distancimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, nga komentet e ministres Paunoviq.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement