Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh), në bashkëpunim me njësitë e tjera policore, ka realizuar një aksion të suksesshëm mbrëmjen e djeshme në zonën e Skenderajt, ku janë sekuestruar armë dhe mjete të tjera të paligjshme.
Gjatë kontrolleve të kryera mbi automjetet dhe personat e dyshuar, policia ka gjetur një armë zjarri, tetë thika, një radiolidhje, një maskë, tri shufra metalike, si dhe disa sende të tjera që dyshohet se janë përdorur në kryerjen e veprave penale.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar dhe janë ndërmarrë veprime procedurale në koordinim me prokurorët kompetentë. Policia apelon te qytetarët të vazhdojnë bashkëpunimin, duke raportuar çdo rast të dyshimtë përmes numrit emergjent 192, aplikacionit mobil “Lajmëro Policinë”, ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.



















You must be logged in to post a comment Login