Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Terras reagon ashpër ndaj deklaratës së Paunoviqit: E turpshme, shkatërron besimin në dialog

Terras reagon ashpër ndaj deklaratës së Paunoviqit: E turpshme, shkatërron besimin në dialog

Deklarata e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, ka shkaktuar një valë reagimesh në Kosovë dhe jashtë saj. Ajo ka thënë se, nëse do të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, e ka cilësuar këtë deklaratë si të turpshme. Ai paralajmëroi se një shprehje e tillë dëmton seriozisht besimin në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Terras theksoi se këto komente “shkatërrojnë besimin në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

Kryenegociatori i Kosovës, Agron Bajrami, ka adresuar gjithashtu këtë çështje në Bashkimin Evropian. Ai e konsideroi deklaratën si një shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023 dhe theksoi se ajo cenon rëndë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bajrami theksoi: “Deklarata përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit dhe minon seriozisht dialogun, besimin dhe procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement