Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Dea Mishel sulmohet gjatë protestës nga mbështetësi i PS

Dea Mishel sulmohet gjatë protestës nga mbështetësi i PS

Gjatë protestës që u zhvillua sot në Tiranë, ka ndodhur një incident ku protagoniste ka qenë Dea Mishel. Pamjet e publikuara tregojnë se ajo u sulmua verbalrisht nga një individ që ishte i pranishëm në protestë, i cili mbante një qen në dorë dhe mbështeste Partinë Socialiste.

Pjesëmarrësit e tjerë në protestë e kanë pikasur menjëherë personin dhe janë kundërvënë për t’u përballur me të, duke e detyruar atë të largohet me ngut nga vendngjarja.

Dea Mishel ka konfirmuar ngjarjen përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, ku ka sqaruar rrethanat e incidentit. Ajo ka shprehur: “Kjo video është e vërtetë! Mu sulmua me fjalë, pa u provokuar. Ishte e frikshme sepse kishte një qen të madh me vete që nuk dihet si mund të ishte trajnuar. Disa çunat e ndoqën. Kërkoj ndihmën tuaj dhe të policisë për të identifikuar këtë person, në mënyrë që të mos lejohet më të provokojë njerëzit. Duhet të shmangen incidente të tilla. Ju, çunat që më mbrojtët, ndihem sikur ju kam vëllezër, sepse keni vënë veten në rrezik për mua. Jam shumë e shqetësuar. Nuk dua të shoh asnjë incident dhune. Protesta do vazhdojë!”.

Incidenti ka ngritur shqetësime mbi sigurinë gjatë protestave dhe nevojën për të adresuar situata të tilla në të ardhmen.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement