Një shkëndijë elektrike në panelin e energjisë në një banesë ka rrezikuar të shkaktojë një zjarr të plotë. Ngjarja ka alarmuar banorët, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.
Forcat e zjarrfikëses kanë arritur të intervenojnë në kohë, duke izoluar vatrën e zjarrit dhe parandaluar përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të banesës.
Megjithatë, edhe pse zjarri është neutralizuar pa shkaktuar dëmtime të mëdha materiale, tymi dhe bloza kanë përfshirë të gjitha ambientet, duke shkaktuar dëmtime në mobilie dhe sende të tjera shtëpiake.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po punohet për vlerësimin e dëmeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave që kanë çuar në këtë ngjarje.
















You must be logged in to post a comment Login