Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Jakup Nura: Pa Sahitin, mozaiku i familjes Jashari mbetet i paplotë (VIDEO)

Jakup Nura: Pa Sahitin, mozaiku i familjes Jashari mbetet i paplotë (VIDEO)

Ish-ushtari i UÇK-së, Jakup Nura, ka përshkruar figurën e komandantit Sahit Jashari në emisionin “Edicionin Special”, pas vdekjes së tij të premten.

Nura theksoi rëndësinë e Sahit Jasharit në historinë e familjes Jashari dhe në luftën çlirimtare. Ai nënvizoi se roli i Jasharit është i pazëvendësueshëm kur bëhet fjalë për sakrificat dhe kontributet e kësaj familjeje.

“Sahit Jashari ishte djali i dytë nga tre që kishte familja Hamiti dhe Sala. Ai u rrit në një familje punëtore, që me mund e zgjati jetën e fëmijëve të saj përmes blegtorisë dhe bujqësisë. Nëse flasim për Adem Jasharin dhe e injorojmë Sahitin, e lëmë historinë si një mozaik të paplotësuar,” tha Nura.

Ai gjithashtu e përmendi rolin e Jasharit gjatë luftës, ku ai shërbeu si komandant i policisë në Zonën e Drenicës. Bashkëluftëtarët e nderonin për afërsinë dhe përkushtimin e tij.

“Gjatë luftës, ai ishte komandant i policisë në Drenicë, dhe të gjithë bashkëluftëtarët e çmonin për dashurinë që u tregonte. Sahit Jashari kishte aftësinë të unifikonte njerëzit, duke sjellë qetësi dhe ndjesi të mira te shokët e tij. Kontributi i tij ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për unifikimin e Kosovës,” shtoi Nura.

Ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari, vdiq në moshën 61-vjeçare, dhe u varros sot.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement