Evisa Pacolli është shpallur zyrtarisht fituesja e titullit prestigjioz “Miss Universe Kosova 2026”.
Bukuroshja 21-vjeçare arriti të triumfojë në spektaklin e organizuar nga producenti Eduart Deda, duke siguruar kështu të drejtën për të përfaqësuar Kosovën në “Miss Universe 2026”, një nga ngjarjet më të njohura të bukurisë në botë.
Pas shpalljes si fituese, Evisa shprehu emocionet e saj në një postim në Instagram. Ajo theksoi mirënjohjen për këtë mundësi unike dhe falënderoi ata që e ndihmuan për të realizuar ëndrrat e saj.
Evisa vjen nga një histori interesante, duke u rritur në Kanada nga prindër shqiptarë. Pjesëmarrja e saj në këtë garë është një moment krenarie për diasporën shqiptare, pasi ajo udhëtoi nga Kanadaja për të përfaqësuar vlerat dhe traditat kombëtare.
Me marrjen e këtij titulli, rrugëtimi i Evisës sapo ka filluar. Ajo do të nisë përgatitjet intensive për të përfaqësuar Kosovën në edicionin e 75-të të “Miss Universe 2026”, i cili do të zhvillohet në muajin nëntor në San Juan, Porto Riko.















You must be logged in to post a comment Login