Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Vdes ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari

Vdes ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari, ka ndërruar jetë. Ai ishte nga Prekazi i Skenderajt dhe njihej si njëri ndër bashkëluftëtarët e parë të komandantit legjendar, Adem Jashari.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka konfirmuar drejtori komunal i Skenderajt, Arbër Geci. Ai shprehu dhimbje të thellë për humbjen e Sahit Jasharit, duke e cilësuar atë si një nga bijtë më të devotshëm të Drenicës dhe Kosovës.

Në përkujtim, Geci e vlerësoi jetën e Jasharit si shembull të sakrificës, guximit dhe përkushtimit ndaj kombit. Ai theksoi se Jashari nuk jetoi për veten, por për idealin e lirisë, duke lënë pas një trashëgimi krenarie që do të mbahet mend përherë nga populli.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement