Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka shprehur shqetësimin se Kosova po përballet me pasiguri ekonomike si rezultat i krizës politike që po e kalon vendi.
Gërxhaliu, në emisionin “Edicioni Special” të Klan Kosovës, ka theksuar se mungesa e institucioneve krijon jostabilitet për bizneset. Ai theksoi se, në këto kushte, është e vështirë që të flitet për zhvillim ekonomik.
“Kapitali kërkon siguri shtetërore, bizneset kërkojnë parashikueshmëri dhe planifikim fitimprurës, ndërsa qytetarët kërkojnë mirëqenie dhe një jetë më dinjitoze. Në këtë situatë, është e pamundur të mendohet për një rimëkëmbje të vërtetë ekonomike, sepse politika po e përthith energjinë e nevojshme për këtë proces,” u shpreh Gërxhaliu.



















You must be logged in to post a comment Login