Mërgimtarë nga Kosova raportojnë se janë bllokuar në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, i cili ndodhet ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, që nga ora 02:00 e natës, pa mundur të vazhdojnë udhëtimin.
Një qytetare në këtë pikëkalim ka treguar për Klankosova.tv se situata ka pësuar disa ndryshime. Ajo ka njoftuar se autoritetet kanë filluar të lejojnë kalimin e automjeteve, ndërkohë që autobusët për momentin vazhdojnë të mbesin të bllokuar.
Sipas saj, deri tani, vetëm shtatë autobusë kanë arritur të vazhdojnë udhëtimin, ndërsa të tjerët po qëndrojnë ende në radhë. Pritjet, sipas saj, janë të gjata dhe kanë nisur qysh nga mesnata.
Klankosova.tv po ashtu pret një përgjigje zyrtare nga autoritetet përkatëse lidhur me arsyet e këtij bllokimi dhe kohën e pritur për zhbllokimin e plotë të qarkullimit.



















You must be logged in to post a comment Login