Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Marina Bay mahnit Richard Grenell: “Shtëpia ime larg shtëpisë”

Marina Bay mahnit Richard Grenell: “Shtëpia ime larg shtëpisë”

Richard Grenell ka ndarë momente të veçanta nga qëndrimi i tij në Vlorë, duke e përshkruar Marina Bay si “shtëpinë e tij larg shtëpisë”.

I njohur për aktivitetet e tij publike, Grenell ka publikuar në Instagram pamje nga bregdetin shqiptar, duke theksuar përvojën e tij pozitive. Ai e cilëson Vlorën si një vend magjik dhe Marina Bay si një destinacion që kombinon luksin me çmime të përballueshme. Sipas tij, ky është vendi ideal për të kaluar një mbrëmje të qetë pranë detit ose për të shijuar atmosferën e jetës së natës.

Grenell e përshkruan Marina Bay si një “perlë”, theksojë se vendi ofron gjithçka që një vizitor mund të kërkojë. Ai gjithashtu ndan se fotografitë dhe videot, të cilat ka postuar, janë realizuar pa ndonjë planifikim, përmes spontaneitetit.

Në përfundim të postimit, ai i drejtohet pronarit të Marina Bay, Besmir, dhe ekipit të tij, duke shprehur dëshirën për t’u rikthyer. Postimi i tij ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët theksojnë mikpritjen që ai ka përjetuar gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Me këto imazhe të bukura të detit dhe atmosferës së Vlorës, Grenell ka dhënë një tjetër promovim të natyrshëm për rivierën shqiptare, duke lënë pas një dëshirë për të vizituar përsëri këtë vend.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement