Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Arrestohet një shtetas turk në kufirin Greqi-Shqipëri, policia sekuestron mbi 100 kilogramë marijuanë

Arrestohet një shtetas turk në kufirin Greqi-Shqipëri, policia sekuestron mbi 100 kilogramë marijuanë

Një qytetar turk, 43 vjeçar, është arrestuar nga autoritetet greke gjatë një operacion antidrogë të realizuar pranë kufirit mes Greqisë dhe Shqipërisë. Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar mbi 109 kilogramë marijuanë.

Sipas raportimeve nga mediat shqiptare, operacioni ndodhi në orët e para të mëngjesit në një zonë kufitare pranë Igumenicës. Policia greke kishte siguruar informacione për një automjet që dyshohej se transportonte lëndë narkotike në atë pjesë të kufirit të gjelbër.

Gjatë kontrollit të automjetit, agjentët gjetën dhe sekuestruan 102 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 109 kilogramë e 364 gramë. Pakot e drogës ishin fshehur në pjesën e pasme të veturës, duke zënë sediljet e pasme dhe hapësirën e bagazhit.

Sipas të dhënave nga policia greke, që nga shtatori i vitit 2025, janë sekuestruar mbi 1.1 ton lëndë narkotike që dyshohet se kanë hyrë në territorin grek përmes kufijve me Shqipërinë. Rastet e kapjes së drogës janë regjistruar më së shumti në rajonin e Igumenicës, në rrugët tokësore dhe ato detare.

Megjithatë, operacione të ngjashme dhe sekuestrime të konsiderueshme janë raportuar gjithashtu në zona të tjera të Greqisë, përfshirë Janinën, Selanikun dhe Kosturin.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement