Jeta private e Flori Mumajesit vazhdon tërheqjen e vëmendjes. Prej vitesh, është folur për marrëdhënien e tij me këngëtaren Elvana Gjata.
Spekulimet për një lidhje mes dy artistëve kanë qarkulluar për një kohë të gjatë, megjithatë as Flori dhe as Elvana nuk i kanë komentuar këto thashetheme gjerësisht, sipas “Kosovarja”.
Po ashtu, publiku kujton lidhjen e tij të mëparshme me Soni Malajn. Ky raport ka qenë në fokus në të kaluarën dhe emri i Sonit është rikthyer në vëmendje gjatë pjesëmarrjes së saj në “Ferma VIP”.
Së fundmi, ka raportime se Flori i ka dërguar një dron Sonit në reality show, një veprim që ka nxitur diskutime të reja rreth marrëdhënies së tyre. Megjithatë, artisti nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me këto aludime.
















You must be logged in to post a comment Login