Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

A rrezikon të shuhet PSD-ja pas zgjedhjeve – flet Nol Nushi (VIDEO)

A rrezikon të shuhet PSD-ja pas zgjedhjeve – flet Nol Nushi (VIDEO)

Nol Nushi ka njoftuar se Partia Socialdemokrate (PSD) e filloi fushatën zgjedhore si një angazhim emergjent, pa pritur mbështetje nga qytetarët gjatë përgatitjeve.

Sipas Nushit, PSD-ja solli një qasje të veçantë në këtë garë, në të cilën nuk pretendonte fitore, por synonte të ishte e sinqertë me elektoratin. Ai theksoi se ndikimi i fushatës ishte i madh, por që mungesa e votave në krahasim me simpatinë e treguar nga qytetarët e kishte befasuar dhe kishte ngjallur dyshime për një “refuzim të zgjedhjeve”.

“Kur e kemi filluar fushatën, e kemi nisur si një fushatë emergjente dhe nuk e kemi pritur që do të merrnim një feedback kaq pozitiv. Filluam të besojmë se disa prej atyre simpatizuesve mund të ishin votues”, shprehet Nushi. Ai shtoi se kërkesa e tyre minimale kishte qenë që të votoheshin si opozitë.

“Nuk ka ekzistuar një garë për opozitë në Kosovë. Edhe kur Aleanca konkuron, thotë se do të fitojë zgjedhjet, ndonëse askush nuk e beson. Ne u treguam të sinqertë. Impakti ynë ishte i dukshëm, por nuk morëm vota. Mendoj se nevojitet më shumë kohë dhe se duhet të analizojmë numrat. Simpatia e madhe dhe mungesa e votave për mua sugjerojnë se ka pasur një refuzim të zgjedhjeve”, tha Nushi në “DPT te Fidani”.

Kur u pyet nëse PSD-ja rrezikon të shuhet politikisht pas rezultateve zgjedhore, Nushi theksoi se partia ka kaluar edhe periudha kur nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, por ka mbetur aktive në skenën politike.

“A ka pasur zgjedhje ku nuk kemi marrë pjesë dhe megjithatë kemi qenë të fortë. E rëndësishme është që gjithçka që kemi thënë në këtë fushatë ka dalë në pah”, përfundoi ai.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement