Dy persona janë arrestuar në Selanik, Greqi, nën akuzën për trafikim të narkotikëve. Ky arrestim është rezultat i një hetimi disamujor, që përfshin një bashkëpunim ndërkombëtar mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Një nga të arrestuarit është një shtetas i Kosovës me inicialet A.G. Gjatë operacionit, autoritetet greke kanë sekuestruar 324 kilogramë substancë narkotike të llojit kanabis, sipas informacionit nga Klankosova.tv.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë luajtur një rol aktiv në hetim, duke shkëmbyer informacione dhe duke kryer veprime hetimore me autoritetet përkatëse.
Institucionet kosovare kanë theksuar se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojë për të zbardhur plotësisht këtë rast.



















You must be logged in to post a comment Login