Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Të hënën vendimi për Mehmetajt, çfarë pritet nga aktgjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan? (VIDEO)

Të hënën vendimi për Mehmetajt, çfarë pritet nga aktgjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan? (VIDEO)

Gjykata Themelore në Pejë ka përmbyllur shqyrtimin gjyqësor për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan. Aktgjykimi ndaj Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajt do të shpallet më 24 gusht.

Në incidentin e ndodhur më 26 nëntor 2021, nga të shtënat në drejtim të një autobusi që po qarkullonte në Gllogjan, për fat të keq, humbën jetën shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënës 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M. Një tjetër person, F.T., u plagos rëndë.

Ky rast ka qenë temë diskutimi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Gazetarja Qëndresa Tërshani, e cila ka ndjekur procesin gjyqësor, ka ofruar detaje rreth zhvillimeve.

Vendimi përfundimtar pritet të shpallet të hënën, kur gjyqtari Leon Përlaska do të japë vendimin. Aktgjykimi ishte planifikuar të publikohej më 10 korrik, por ishte shtyrë për shkak të nevojës për prova të mëtejshme.

Sipas Tërshanit, është interesante që gjatë seancave, përfshirë atë të 10 korrikut, treshja e familjes Mehmetaj është paraqitur e relaksuar. Ajo theksoi se të akuzuarit kurrë nuk e kanë pranuar lidhjen me këtë rast.

“Ata janë të relaksuar, duke besuar se nuk e kanë bërë, dhe do ta kuptoni në përfundim të procesit se akuzat janë të pabazuara”, kuvendoi Tërshani.

Shënim: Personat e përmendur prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Detajet e plota mund të merren nga videoja e mëposhtme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement