Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Klinë: Pjesëmarrje e ulët në votime, deri tani vetëm 44 votues në shkollën “Motrat Qiriazi”

Klinë: Pjesëmarrje e ulët në votime, deri tani vetëm 44 votues në shkollën “Motrat Qiriazi”

Gazetarja Amantina Hasani raportoi nga Klina se atmosfera në qendrat e votimit është e qetë, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve deri tani është e ulët.

Ajo theksoi se në të gjithë komunën numri i votuesve arrin rreth 50 mijë. Megjithatë, fluksi në disa qendra votimi ka qenë minimal gjatë ditës.

Në një nga qendrat e votimit me kushte, pothuajse nuk është raportuar asnjë pjesëmarrje. Situata është vlerësuar si më e ulët në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Drejtori i shkollës “Motrat Qiriazi” për Klan Kosova tha se procesi ka filluar me kohë, por deri tani, pjesëmarrja është e vogël, me vetëm 44 votues të regjistruar.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement