Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa, ka rikthyer vëmendjen e mediave pas një lajmi që ka filluar të qarkullojë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Lajmi u induktua nga një postim viral në platformën X, ku pretendohej se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, aktorin Callum Turner. Postimi ishte shoqëruar me një imazh të një ekografie dhe me një citat të supozuar nga Dua që thoshte: “Tani po ha për dy”.
Më pak se disa orë, postimi grumbulloi miliona shikime dhe u shpërnda gjerësisht nga përdorues të ndryshëm, duke nxitur reagime dhe diskutime të shumta mes fansave të çiftit.
Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Dua Lipa apo Callum Turner lidhur me një shtatzëni të mundshme. As artistja dhe as partneri i saj nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike që mund të mbështeste këto pretendime.
Si pasojë, lajmi mbetet në kuadrin e spekulimeve në rrjetet sociale, ndërsa fansat presin me padurim një përgjigje nga vetë çifti.



















You must be logged in to post a comment Login