Connect with us

Hi, what are you looking for?

Technology

Zmadhimi i makinave po rrit rrezikun për jetën dhe po pakëson parkingjet

Zmadhimi i makinave po rrit rrezikun për jetën dhe po pakëson parkingjet

Një analizë e re mbi automjetet e shitura në Evropë ka zbuluar se përmasat e makinave janë rritur mesatarisht me 1.2 cm në gjatësi, 0.5 cm në lartësi dhe 0.5 cm në gjerësi çdo vit që nga viti 2000. Ky fenomen ka marrë emrin “zgjerim i pamëshirshëm i makinave” nga grupet ambientaliste.

Sipas grupit të fushatës “Transport & Environment (T&E)”, kjo rritje e përmasave ka vazhduar me ritme të qëndrueshme për më shumë se dy dekada, përkundër zvogëlimit të madhësisë së familjeve. Ky “fryrje” e makinave kontribuon në rritjen e emetimeve që dëmtojnë shëndetin publik dhe ngrohin planetin, duke rritur gjithashtu rrezikun e aksidenteve fatale, sipas raportit të “The Guardian”.

Shoferët po përballen gjithashtu me frustrime të shumta. Nëse ky trend vazhdon pa kontroll, parashikohet se qytetet do të humbasin midis 8.5% dhe 14% të vendeve të parkimit deri në vitin 2040. Pritet që Londra dhe Berlini të humbasin rreth 100,000 vende parkimi secili. Makinat më të mëdha shpesh përfundojnë duke zënë dy vende parkimi ose duke bllokuar hapësirat e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Lucien Mathieu, analist në T&E, e cilëson këtë situatë si një “trend dramatik” me pasoja të rënda për sigurinë publike dhe zvogëlimin e hapësirës urbane. “Ky zgjerim i pamëshirshëm ngre një pyetje kritike: ku do të ndalemi?” shprehet ai.

Sipas parashikimeve për vitin 2040, nëse trendi aktual vazhdon, krahasuar me një skenar alternativ ku makinat kthehen në përmasat e vitit 2015, do të kemi rreth 2,600 vdekje shtesë në rrugë çdo vit, përfshirë 79 fëmijë. Po ashtu, do të ka një import shtesë prej 100 milionë fuçi nafte dhe një konsum shtesë prej 22.5 teravat-orë energji elektrike.

Edhe pse këto parashikime janë alarmuese, ato nuk përfshijnë vdekjet shtesë që mund të ndodhin për shkak të ndotjes së ajrit apo kushteve klimatike të këqija.

Rritja e madhësisë së makinave e bën situatën edhe më të rrezikshme. Të dhënat tregojnë se një rritje prej 10 cm në lartësinë e kofanos rrit me 27% rrezikun e vdekjes për përdoruesit e ndjeshëm të rrugës, me një rritje prej 81% për fëmijët. Brian Caulfield, studiues i transportit në “Trinity College Dublin”, shpjegon se makinat më të mëdha kërkojnë më shumë energji, që ndikon negativisht në rrjetet energjetike.

Hannah Budnitz nga Universiteti i Oksfordit thekson se parashikimet aktuale janë ndoshta konservatore, pasi nuk marrin në konsideratë peshën e mjeteve, e cila rrit kërkesën për burime dhe dëmton më shumë rrugët.

Për të adresuar këtë situatë, autorët e raportit propozojnë disa masa urgjente:

1. Vendosjen e një limiti për lartësinë e kofanos dhe gjerësinë e makinave.
2. Ndryshimin e taksave për të dekurajuar blerjen e automjeteve të mëdha.
3. Ashpërsimin e standardeve të mjeteve për të siguruar një fushëpamje më të mirë për shoferët ndaj fëmijëve.

Megjithatë, kërkimet tregojnë se blerësit potencialë të makinave SUV vijojnë të jenë të pandikuar nga fakti se këto mjete janë më të rrezikshme për këmbësorët.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement