Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

ZKA: Vonesa dhe tejkalime financiare për renovimin e objektit të IML-së

ZKA: Vonesa dhe tejkalime financiare për renovimin e objektit të IML-së

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka zbuluar vonesa të mëdha dhe tejkalime të kostove në projektin e renovimit të kulmit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), i cili ka një vlerë prej 814 mijë e 229 euro.

Sipas raportit të auditimit, kontrata për këtë projekt është nënshkruar më 25 shtator 2024, me një afat për përfundimin e punimeve deri më 30 maj 2025, që është rreth 150 ditë pune. Gjatë verifikimeve në terren, është konstatua se projekti ende nuk kishte përfunduar.

Raporti thekson se “Gjatë auditimit dhe verifikimit të gjendjes në terren, është konstatuar se projekti ‘Renovimi i Kulmit IML’, me vlerë kontraktore prej 814,229€, nuk është realizuar brenda afateve kontraktuale, duke shkaktuar vonesa në përmbushjen e obligimeve. Kontrata është nënshkruar më 25.09.2024, me afat përfundimi deri më 30.05.2025, përkatësisht 150 ditë pune, ndërsa projekti nuk ishte përfunduar as gjatë fazës së auditimit.”

<

Përveç vonesave, auditori ka evidentuar tejkalime të konsiderueshme në disa pozita të punimeve, krahasuar me vlerat e kontraktuar.

Në pozitën 8.18, për furnizimin dhe transportin e pllakat e granitit, vlera e kontraktuar ishte 10,020 euro, ndërsa vlera e realizuar arriti në 17,578 euro, me një tejkalim prej 7,558 euro. Po ashtu, për pozitën 9.5, për furnizimin dhe montimin e knaufit, vlera e kontraktuar ishte 6,000 euro, ndërsa vlera e realizuar u raportua në 25,582 euro, me një tejkalim prej 19,582 euro. Edhe për rrjetin e internetit, vlera e realizuar ishte 7,200 euro, përkundrejt 2,592 euro të kontraktuar, duke siguruar një tejkalim prej 4,608 euro.

Sipas ZKA-së, vlera e përgjithshme e kontraktuar për këto tri pozita ishte 18 mijë e 612 euro, ndërsa shpenzimet e realizuara arritën në 50 mijë e 360 euro, duke rezultuar në një tejkalim prej 31 mijë e 748 euro.

Raporti i auditimit thekson se vonesat në realizimin e projektit janë lidhur me moslirimin në kohë të hapësirave nga ana e stafit, temperaturat e ulëta gjatë dimrit, si dhe mungesën e një inxhinieri të makinerisë për pranimin e një pjese të punimeve.

Vonesat kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në mosfunksionalizimin e objektit të IML-së brenda afatit të parashikuar, duke vonuar ofrimin e shërbimeve të planifikuara. Raporti përfundon me një alarm mbi rrezikun e shpenzimeve shtesë dhe ndikimin negativ në kontrollin e kostove financiare të projektit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement