Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

ZKA gjen shkelje në Komunën e Vushtrrisë: Mësuesja u transferua në shkollë tjetër pa konkurs të ri

ZKA gjen shkelje në Komunën e Vushtrrisë: Mësuesja u transferua në shkollë tjetër pa konkurs të ri

Zyra Kombëtare e Auditimit ka zbuluar një parregullsi në menaxhimin e burimeve njerëzore në Komunën e Vushtrrisë. Kjo ka të bëjë me vazhdimin e angazhimit të një mësimdhënëseje me kontratë me afat të caktuar, pa u zhvilluar një procedurë të re rekrutimi.

Sipas raportit të auditimit, komuna kishte realizuar një procedurë rekrutimi të rregullt për angazhimin e një mësimdhënëseje, e cila do të zëvendësonte një punonjëse që ishte në pushim të lehonisë. Megjithatë, kur kjo e fundit u rikthye në vendin e saj të punës, kontrata e mësimdhënëses me afat të caktuar duhej të përfundonte.

Përkundrazi, ajo u transferua në një shkollë tjetër për të zëvendësuar një mësimdhënëse tjetër, pa zhvilluar një konkurs apo procedurë të re rekrutimi. Raporti thekson se ky veprim përbën një shkelje të ligjit, pasi kontratat me afat të caktuar duhet të përdoren vetëm për qëllimet për të cilat janë shpallur.

<

Mungesa e iniciativës për një procedurë të re rekrutimi për pozitat e krijuara rishtazi ka çuar në vazhdimin e angazhimit jashtë kornizës fillestare të kontratës. Kjo situatë, siç theksohet në raport, dëmton parimet e konkurrencës dhe transparencës në punësimin publik.

Sipas Zyres Kombëtare të Auditimit, kryetari i komunës është i detyruar të garantojë se angazhimet e punonjësve me kontratë të përkohshme realizohen në përputhje me qëllimet dhe kushtet kontraktuale. Çdo ndryshim në pozita ose angazhime të reja duhet të bëhet përmes një procedure të re rekrutimi, për të shmangur praktikat e parregullta dhe për të forcuar kontrollin e brendshëm në menaxhimin e burimeve njerëzore.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement