Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zjarri në zonën midis Llamanit dhe Himarës, era favorizon përhapjen e flakëve

Zjarri në zonën midis Llamanit dhe Himarës, era favorizon përhapjen e flakëve

Vatra e zjarrit vazhdon të jetë aktive në zonën e Llamanit, përmes territorit që lidh Llamanin me Himarën. Flakët janë duke u përhapur prej rreth dy orësh.

Përhapja e zjarrit po ndihmohet nga era, gjë që e vështirëson punën e forcave zjarrfikëse. Këto të fundit janë të angazhuara në terren, duke punuar për të izoluar vatrën dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Për momentin, dyshohet që zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa shkaqet e saktë do të përcaktohen pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet kompetente.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement