Një zjarr i madh ka shpërthyer në një vendpushim luksoz plazhi në Republikën Dominikane, duke rezultuar në vdekjen e një gruaje dhe duke detyruar evakuimin e afërsisht 1,700 mysafirëve të premten.
Sipas shërbimeve të emergjencës DAEH, një turist italian 46-vjeçar humbi jetën, ndërsa tre persona të tjerë u dërguan në mjediset mjekësore. Gjithashtu, gjashtë të tjerë morën ndihmë në vendngjarje.
Pamjet e dronëve tregojnë përhapjen e madhe të flakëve, me ndërtesat e Viva Wyndham Dominicus Beach në Bayahibe që ishin praktikisht të përfshira në zjarr. Tym i dendur ngrihej në ajër, duke ngjallur shqetësim mes mysafirëve.
Hetimet e para nuk kanë treguar ende shkaqet e saktë të zjarrit, por është konstatua se flakët u përhapën shpejt për shkak të kushteve të erës dhe natyrës së ndezshme të çative prej kashte në disa ndërtesa, sipas raportimeve nga BBC.
Qendra e Operacioneve të Emergjencës (COE) ka njoftuar se zjerri është vënë nën kontroll dhe mysafirët janë zhvendosur në hotele të tjera. Sipas tyre, aktivitetet turistike në qytet dhe zonën e përreth vazhdojnë normalisht dhe nuk janë prekur nga incidenti.
Agjencia italiane e lajmeve Ansa ka raportuar se ambasadori italian në Republikën Dominikane e ka vizituar bashkëshortin e gruas së ndjerë në spital. Ambasada është angazhuar për të ndihmuar rreth 285 turistë italianë që ndodheshin në vendpushim ose në zonën përreth, duke ofruar pasaporta emergjente dhe organizuar fluturime për rikthim në atdhe për ata që humbën dokumentet e udhëtimit në zjarr.
Bayahibe, një qytet turistik i njohur për ujërat e tij të qartë dhe plazhet me rërë, vazhdon tërheqjen e vizitorëve në bregdetin e Karaibeve.



















You must be logged in to post a comment Login