Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zjarri në hotelin në Vlorë, një vajzë në gjendje të rëndë: I është djegur gati 100% e trupit

Zjarri në hotelin në Vlorë, një vajzë në gjendje të rëndë: I është djegur gati 100% e trupit

Gjashtë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, pas një zjarri që shpërtheu në një hotel në zonën e Lungomares. Nga këta, pesë individë janë dërguar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Edmond Breshanaj, shefi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, ka ofruar detaje mbi gjendjen e të lënduarve, duke theksuar se situata ishte emergjente në momentin e mbërritjes. Sipas mjekut, tre pacientë kishin pësuar djegie të rënda, ndërsa dy të tjerë ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga kati i dytë i hotelit për t’u shpëtuar flakëve.

Dy nga të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në repartin e djegieve në QSUT. Një pacient tjetër vazhdon të marrë trajtim në repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Vlorës.

Një vajzë paraqitet në gjendje më të rëndë, pasi ka pësuar djegie në pothuajse 100% të sipërfaqes së trupit dhe rrezikon jetën. Breshanaj informoi se kjo paciente dhe një tjetër, që ka pësuar djegie rreth 50%, janë të rinj, në moshën 25-30 vjeçare.

Zjarri në hotelin e Lungomare shkaktoi panik midis pushuesve gjatë orëve të para të mëngjesit. Disa persona të pranishëm në hotel ishin detyruar të hidhnin nga kati i dytë për t’u shpëtuar flakëve.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement