Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zjarri më i madh në historinë e Belgjikës po i afrohet Gjermanisë

Zjarri më i madh në historinë e Belgjikës po i afrohet Gjermanisë

Zjarrfikësit kanë luftuar gjatë gjithë natës me zjarrin më të madh të regjistruar ndonjëherë në Belgjikë, i cili deri në mëngjesin e së dielës kishte përfshirë rreth 3 mijë hektarë tokë.

Zjarri ka shpërthyer në rezervatin natyror High Fens, në lindje të vendit, dhe ka nisur që të premten. Për të përballuar situatën, janë angazhuar zjarrfikës nga Belgjika, Gjermania dhe Luksemburgu, si dhe forca ushtarake dhe fermerë, sipas raportimeve nga Reuters.

Autoritetet focusohen në frontin e zjarrit që po lëviz drejt kufirit me Gjermaninë. Ata shpresojnë që moti më i freskët dhe më i lagësht do të ndihmojë në frenimin e flakëve.

Sipas të dhënave evropiane, ky zjarr është më shumë se dyfishi i atij që shpërtheu në vitin 2011, kur u dogjën rreth 1 mijë e 400 hektarë.

Autoritetet gjermane njoftojnë se zjarri nuk pritet të përhapet në territorin e Gjermanisë, megjithatë, ata paralajmërojnë për ndotje të konsiderueshme nga tymi.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement