Qindra zjarrfikës kanë luftuar me zjarret në jug të Francës të dielën, ndërsa një kombinim i rrezikshëm i nxehtësisë ekstreme dhe erërave të forta ka rritur kërcënimin për zgjerimin e zjarreve.
Një zjarr i ri shpërtheu gjatë natës në një zonë të largët dhe të vështirë për t’u arritur në malet Pyrenees-Orientales. Ky zjarr ka shkrumbojë 930 hektarë dhe ka nxit të angazhohen më shumë se 580 zjarrfikës, sipas një deklarate nga autoritetet lokale.
Zyrtarët kërkuan nga kryetarët e bashkive të prekura që të evakuonin banorët nga fermat e izoluara për arsye sigurie. Disa rrugë në rajon janë mbyllur si masë preventive.
Meteo-France ka paralajmëruar për një valë të nxehti e cila do të shoqërohet me “erëra herë pas here të forta” në rajonet mesdhetare, duke e bërë rrezikun për zjarre në pyje të jetë “të lartë deri në shumë të lartë”.
Shërbimi meteorologjik ka shpallur gjendjen e “rrezikut shumë të lartë” për shtatë departamente për ditën e diel: Aude, Drome, Gard, Herault, Pyrenees-Orientales, Vaucluse dhe Bouches-du-Rhone.
Sipas transmetimeve nga BFMTV, pritet që të nxehti ekstrem të përhapet në jugperëndim gjatë pasdites, me temperatura maksimale që do të arrijnë 35-37°C dhe në disa rajone të jugut, vlera kulmore do të jetë 38-40°C.
Be the first to comment