Në një përditësim mbi situatën e zjarreve, ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Ermal Nufi, njoftoi se Forcat e Armatosura janë angazhuar intensivisht në operacionet për të përballuar zjarret në disa zona të vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Nufi theksoi se puna e forcave operacionale vazhdon, duke u mbështetur nga 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, sidomos në Malin e Dajtit në Tiranë. Aktualisht, nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Po ashtu, në Lufaj të Mirditës, strukturat në terren po punojnë me dy mjete zjarrfikëse dhe në mbështetje të 9 efektivëve. Vatrat e zjarreve aty nuk paraqesin rrezik për banesat.
Operacionet po vazhdojnë gjithashtu në Fushë-Lajë, Pukë, me angazhimin e 40 efektivëve të Forcave të Armatosura. Edhe në këtë zonë, situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banesat.



















You must be logged in to post a comment Login