Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zjarret në Shëngjin: Operacion me helikopterë për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarret në Shëngjin: Operacion me helikopterë për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Në Shqipëri, zona e Shëngjinit po përballet me një emergjencë zjarri, për të cilin ishte e nevojshme ndërhyrja e helikopterëve për shuarjen e tij.

Policia ka arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar, i dyshuar si autor i incidentit. Sipas Policisë së Lezhës, shtetasi Bashkim Aliaj, më 3 korrik, në zonën e njohur si “Sagë”, dyshohet se ka ndezur zjarr për të shkuar mbetjet pranë biznesit të tij.

Flakët, siç njoftojnë autoritetet, kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtësi në masivin pyjor të malit të Shëngjinit, duke shkaktuar një zjarr të gjerë në zonë.

<

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, autoritetet kanë vendosur arrestimin e 57-vjeçarit, i cili po hetohet për disa vepra penale. Këto përfshijnë “Shkatërrim prone nga pakujdesia”, “Shkatërrim i pyjeve dhe mjedisit pyjor nga pakujdesia me zjarr”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.

Për më shumë detaje, ndiqni kronikën në vijim.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement