Një vatër zjarri ka shpërthyer pranë fushës së druve në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Sipas informacioneve, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga mbeturinat që janë vënë në flakë.
Shtëllungat e tymit janë shfaqur në zonë, duke krijuar shqetësim te banorët e përreth.
Zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e flakëve, me qëllim që të parandalojnë përhapjen e zjarrit.
Be the first to comment