Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me ara në zonën e Koxhasit, në Shijak.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, tymi është përhapur në një rreze të gjerë, duke qenë i dukshëm edhe nga zonat përreth.
Forcat zjarrfikëse nga Shijaku, Durrësi dhe Vora janë angazhuar në terren për të vënë nën kontroll flakët.
Fatmirësisht, deri në këto momente, nuk ka raportime për banesa apo biznese të rrezikuara.
Megjithatë, ndërhyrja po ndërlikohet nga era, e cila po favorizon përhapjen e zjarrit.
Autoritetet vazhdojnë operacionin për izolimin e vatrës dhe priten informacione të tjera në lidhje me shkaqet dhe dëmet e shkaktuara.
Be the first to comment