Një vatër zjarri është regjistruar rreth mesditës së kësaj të hëne në fshatin Llakatund, në Vlorë.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi, ndërsa era e fortë ka ndihmuar në përhapjen e tyre në zonat përreth.
Pas marrjes së njoftimit për zjarri, dy automjete të shërbimit zjarrfikës janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Qëllimi i tyre është izolimi dhe shuarja e flakëve.
<
Forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.
Be the first to comment