Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zjarr në Kuzum Babanë e Vlorës, rrezikohen banesat

Zjarr në Kuzum Babanë e Vlorës, rrezikohen banesat

Një zjarr është përhapur pasditen e kësaj të mërkure në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, duke prekur një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për incidentin, forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Vlorës kanë arritur në vendngjarje. Ato janë angazhuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera.

Situata është shqetësuese, pasi në afërsi të vatrës së zjarrit ndodhen banesa, si dhe Teqeja e Kuzum Babasë, një objekt me rëndësi fetare dhe historike për qytetin.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement