Një vatër zjarri ka përfshirë sot pasdite kodrat e Peshtanit në Fier, duke dëmtuar një sipërfaqe me shkurre dhe lisa.
Pas marrjes së njoftimit, zjarrfikësit e Fierit kanë reaguar menjëherë, duke nisur një operacion për izolimin e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zona të tjera.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, zjarri është vënë nën kontroll dhe më pas është arritur të shuhet plotësisht.
<
Gjithashtu, autoritetet vazhdojnë të monitorojnë zonën për të parandaluar çdo riaktivizim të zjarrit, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve që mund të favorizojnë përhapjen e flakëve.
Be the first to comment