Një zjarr ka shpërthyer disa herë në një livadh afër rrugës “Luigj Gurakuqi” në Ferizaj, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
Një banor i këtij zona i ka thënë redaksisë së Klankosova.tv se livadhi ndodhet shumë pranë shtëpive, duke paraqitur një rrezik të madh për to. Ai theksoi se ky rrezik nuk i kanoset vetëm shtëpive, por edhe bizneseve të afërta, përfshirë një market dhe një restorant.
Banori informoi se në këtë hapësirë ndodhen edhe tela të rrymës, çka e rrit edhe më shumë rrezikun. Ai shpjegoi se zjarri është ndezur tri herë dhe, megjithëse kanë njoftuar zjarrfikësit, intervenimi shpesh ka qenë i vonuar.
“Ne kërkojmë që ky rast të trajtohet me seriozitet dhe të merren masa për mirëmbajtjen e livadhit, si dhe për parandalimin e rasteve të ngjashme, përpara se të ndodhë ndonjë tragjedi,” theksoi ai për Klankosova.tv.
Be the first to comment