Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zhvillimet në Kuvend, çka shkruan mediat e huaja?

Zhvillimet në Kuvend, çka shkruan mediat e huaja?

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës u ndërpre sërish paraditen e së shtunës. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, refuzoi të propozojë emrin për kryeparlamentar, duke kërkuar më shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike.

Ndërprerja e seancës zgjoi reagime të shumta mes deputetëve, duke kulmuar me hedhjen e vezëve nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, drejt kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Mediat ndërkombëtare raportuan gjithashtu për ngjarjet e sotme në Kuvendin e Kosovës. Gazeta britanike “Metro” e titulloi artikullin e saj “Kaosi shpërthen në Parlamentin e Kosovës, deputetja hedh vezë drejt Kryeministrit”.

Nga ana tjetër, “Sky News” e përshkroi ngjarjen duke theksuar: “Momenti kur deputetja e opozitës hedh vezë drejt kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në seancën parlamentare”.

Artikulli vijon me detaje të tjera, duke theksuar se deputetja e opozitës hodhi vezë drejt kryeministrit gjatë një seance parlamentare të thirrur për të konstituuar Kuvendin pas zgjedhjeve të parakohshme.

Agjencia e lajmeve Associated Press raportoi njësoj duke e përshkruar incidentin. Ky lajm është ritransmetuar nga shumë media ndërkombëtare.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement