Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar dhe gjetur Makfirete Kamer Avdylaj, e cila është raportuar e zhdukur në Gjakovë.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, 45-vjeçarja, e lindur më 18 shtator 1980, është banore e lagjes “Brekoc” në Gjakovë.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, Policia i është drejtuar qytetarëve dhe mediave për bashkëpunim në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e saj.
Policia kërkon që ata që kanë informacion në lidhje me vendndodhjen e Makfirete Avdylajt, ose ndonjë të dhënë tjetër që mund të ndihmojë në gjetjen e saj, ta njoftojnë menjëherë.
Informacionet mund të raportohet në numrat pa pagesë 192 dhe 0800 19999, përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com, si edhe përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.
Në fund, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim dhe ndihmën e tyre në lokalizimin e personit të zhdukur.



















You must be logged in to post a comment Login