Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Zhduken 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicën e Veriut – hajni merr zarfin dhe ikënSinjali

Zhduken 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicën e Veriut – hajni merr zarfin dhe ikënSinjali

Një ngjarje e pazakontë është raportuar të premten në Mitrovicën e Veriut, ku një person i panjohur dyshohet se ka vjedhur një zarf me 7,500 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Këtë e ka bërë të ditur ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve, incidenti ka ndodhur rreth orës 14:05 në një kafiteri brenda stacionit të autobusëve në rrugën “Boris Kidriq”. Viktima, A.T, informoi Policinë se, teksa po qëndronte në kafiteri me një dëshmitar, kishte lënë mbi tavolinë një zarf me para dhe portofolin e tij.

Në ato momente, një person i panjohur është afruar me shpejtësi, ka marrë zarfin me paratë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Pasi mori informacionin, policia ka dalë në terren dhe, së bashku me viktimën, ka nisur kërkimet për të dyshuarin, por pa mundur ta lokalizojë atë.

Viktima dhe dëshmitarja janë shoqëruar në stacionin policor për të dhënë më shumë informacione, ndërsa rasti është njoftuar edhe tek Prokurori kujdestar. Me urdhër të Prokurorit, rasti është regjistruar si “Vjedhje e rëndë” dhe hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar janë në vazhdim.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement