Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, kanë nisur zyrtarisht bisedimet për formimin e institucioneve të vendit.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, ka realizuar deri tani dy takime, një me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamzën, dhe një tjetër me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, përveç ish-presidentes, Vjosa Osmani, siç raporton Klankosova.tv.
Në emisionin “Kosova Today”, opinionisti Azdren Shala ndau mendimin se nga këto bisedime u kuptua se Kurti nuk planifikon të përfshijë as PDK-në dhe as LDK-në në qeverisje.
Sipas Shalës, Kurti ka dy alternativa: të shkojë në zgjedhje, që sipas tij është shumë e mundshme, ose të pranojë një propozim për të emëruar kandidatin për president nga ana e tij. Ai theksoi se situata politike në Kosovë është e dominuar nga Kurti.
Nga ana tjetër, opinionisti Ardian Gaxherri sugjeroi se Kurti mund të planifikojë krijimin e institucioneve me PDK-në dhe LDK-në. Ai shtoi se Kurti mund të ketë vendosur për të formuar një qeveri teknike ose mund të përpiqet të ndanë LDK-në.
Ndërsa, opinionisti Sali Rexhaj theksoi se situata aktuale nuk është e ngjashme me atë të datës 9 shkurt. Ai përmendi se nuk ka asnjë parti tjetër që mund të evitojë zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Për më shumë informacione, ndiqni videon e mëposhtme.
Be the first to comment