Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Zëri i Shehrijes”, rrëfimi i gruas që dëshmoi kundër dhunuesve, por vdiq pa e gëzuar drejtësinë (VIDEO)

“Zëri i Shehrijes”, rrëfimi i gruas që dëshmoi kundër dhunuesve, por vdiq pa e gëzuar drejtësinë (VIDEO)

Dhimbja e luftës vazhdon të ndikojë thellë në jetën e shumë të mbijetuarve në Kosovë. Një nga ta është Shehrije Balaj nga Bllagaja e Pejës, e njohur si e mbijetuara e parë e dhunës seksuale gjatë luftës që guxoi të dëshmojë publikisht dhe të përballet me dhunuesit e saj në një sallë gjykimi në Beograd.

Ajo ndau përvojën e saj traumatike para gjykatës në vitin 1999, duke kontribuar në dënimin e kriminelëve serbë. Megjithatë, emri dhe historia e saj u bënë të njohura vetëm pas vdekjes.

Shehrije Balaj ndërroi jetë në vitin 2018 në kushte të vështira ekonomike dhe shëndetësore, pa arritur asnjëherë të gëzojë statusin e të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe pa marrë mbështetje institucionale.

Sot, kujtimi për të jeton në zemrat e dy fëmijëve që la pas. Djali i saj, Haxhi Balaj, e përshkruan atë si një grua të fortë, e cila punoi pandërprerë për të mbajtur familjen.

“Ka qenë si burrë, vetë burrë e vetë grua. Më së shumti ka qenë me neve,” rrëfen ai për emisionin “MAT” në Klan Kosova.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement