Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zeqiri: Mërgata duhet ta mbështesë futbollin kosovar, stadiumet duhet të jenë të mbushura

Zeqiri: Mërgata duhet ta mbështesë futbollin kosovar, stadiumet duhet të jenë të mbushura

Analisti sportiv Arben Zeqiri ka apeluar për angazhimin më të madh të mërgatës dhe tifozëve kosovarë ndaj klubeve vendore, sidomos gjatë ndeshjeve evropiane.

Në emisionin “Sport Show” në Klan Kosova, Zeqiri theksoi se shumë gjenerata janë angazhuar dhe sakrifikuar për të arritur në këtë stad, ku klubet kosovare tani po përballen me ekipe evropiane.

Ai u shpreh se tifozët, përfshirë bashkatdhetarët që vizitojnë Kosovën gjatë verës, duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për të qenë në stadiume dhe për të përjetuar atmosferën futbollistike.

“Shumë gjenerata janë shuar për të arritur në këtë nivel dhe për të luajtur në Evropë. Mërgata duhet të shfrytëzojë momentet e veta, duke nuk dalë vetëm në kafiteri e restorante, por duke e mbushur stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe duke e shijuar spektaklin e futbollit,” theksoi ai.

Për më tepër, Zeqiri shtoi se futbolli kosovar po përfaqësohet gjithnjë e më mirë në arenën ndërkombëtare, jo vetëm nga kampioni Drita, por edhe nga skuadra të tjera si Ballkani, Dukagjini dhe Malisheva.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement