Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zemaj: Qindra pacientë me kancer po detyrohen vetë t’i blejnë barnat

Zemaj: Qindra pacientë me kancer po detyrohen vetë t’i blejnë barnat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka shprehur kritika të forta për menaxhimin e sektorit të shëndetësisë.

Ai theksoi se qindra pacientë me kancer po detyrohen të blejnë vetë barnat për terapitë e nevojshme, për shkak të mungesës së furnizimit, edhe pse për këtë qëllim janë ndarë miliona euro përmes tenderëve.

Zemaj deklaroi se ka financa të mjaftueshme, por ekziston një monopol i madh që sjell fitime të konsiderueshme për kompani të caktuara farmaceutike, të lidhura ngushtë me pushtetin. Sipas tij, kjo situatë krijon vështirësi për pacientët, duke i vënë ata dhe familjet e tyre përballë një ngarkese të madhe financiare dhe sociale.

<

Ai po ashtu sugjeroi se kjo situatë është një shkak pse shumica aktuale nuk ka interes ta konstituojë Kuvendin. Sipas tij, ata nuk duan mbikëqyrje mbi menaxhimin e këtij sektori jetik dhe nuk janë të gatshëm për llogaridhënie.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement