Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zbulohet një lokal në Tiranë i përshtatur për baste sportive dhe drogë, arrestohet pronari

Zbulohet një lokal në Tiranë i përshtatur për baste sportive dhe drogë, arrestohet pronari

Një operacion i Policisë së Shqipërisë ka rezultuar në zbulimin e një lokali në bulevardin “Zhan d’Ark” në Tiranë. Sipas hetimeve, ky lokal ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme dhe për përdorimin apo shitjen e lëndëve narkotike.

Gjatë aksionit, janë arrestuar pronari i lokalit si dhe një person tjetër, i cili u kap në flagrancë duke vendosur baste sportive.

Operacioni, i koduar “Vendtakimi”, është zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale. Ky aksion është pjesë e kontrolleve të përgjithshme për goditjen e ambienteve që përdoren për veprimtari kriminale.

<

Në pranga përfunduan Z. T., 56 vjeç, pronar i lokalit, dhe G. E., 33 vjeç, i cili u kap duke bërë baste sportive përmes telefonit celular.

Gjatë kontrollit në lokal, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre telefona celularë, të dyshuar si mjete përdorimi për organizimin e basteve sportive.

Të gjitha materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vazhdojë hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së paligjshme dhe përgjegjësive të personave të përfshirë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement