Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka vazhduar të ngacmojë ndjekësit e tij në rrjetet sociale për një kohë të gjatë. Ai ka ndarë pamje të pjesshme, si dorën apo flokët e partneres së tij, duke mbajtur identitetin e saj tërësisht misterioz.
Kjo lojë e tij ka rritur kureshtjen e publikut dhe mediave rozë për të zbuluar se kush është vajza që i ka vjedhur zemrën. Megjithatë, kjo fshehtësi nuk ka mundur të zgjasë pafundësisht.
Prive, nga Liberta Spahiu, ka arritur të zbulojë identitetin e partneres së tij, e cila është gjithashtu aktore dhe vjen nga e njëjta fushë si Rezarti. Pamjet që janë siguruar flasin për një raport të ngushtë dhe të konsoliduar mes dyshes.
Tani mbetet për t’u parë se kur ata do të vendosin ta bëjnë këtë lidhje tërësisht publike dhe të dalin hapur, pa fshehur asgjë.
Be the first to comment