Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Zbulohet dhurata e veçantë që e mori Dua Lipa për dasmë

Zbulohet dhurata e veçantë që e mori Dua Lipa për dasmë

Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa, së bashku me partnerin e saj, aktorin Callum Turner, kanë kurorëzuar dashurinë në një ceremoni të magjishme në Siçili, Italia. Festimet luksoze, të cilat zgjatën tri ditë, u mbajtën në ambientet e mrekullueshme të “Villa Valguarnera” në Bagheria, afër Palermos, ku u mblodhën miq, familjarë dhe figura të njohura të artit.

Një nga momentet më emocionuese në këtë dasmë ishte surpriza e organizuar nga komuniteti historik arbëresh i Siçilisë. Banorët e njohur të “Piana degli Albanesi” udhëtuan deri në vilë për t’i bërë një nderim të veçantë nuses shqiptare.

Një grup i përbërë nga dhjetë vajza, të veshura me kostumet tradicionale të kësaj zone, mahnitën të pranishmit. Ato interpretuar këngë të vjetra arbëreshe, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë që nënvizonte rrënjët shqiptare në zemrën e Siçilisë.

Përveç muzikës, artistët dhe mjeshtrit vendës i dhuruan çiftit një kujtim të çmuar. Ata krijuan me dorë vathët tradicionale të njohur si “Panieri”, një vepër arti që simbolizon trashëgiminë kulturore arbëreshe. Ky moment krenarie u bë virale në rrjet, duke theksuar lidhjen e fortë që komunitetet shqiptare jashtë Shqipërisë ruajnë me figurat që përfaqësojnë emrin e kombit në botë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement