Një ngjarje e rëndë ka tronditur festivalin muzikor Electric Forest në Rothbury, Michigan, pasi trupi i pajetë i një foshnjeje të porsalindur u zbulua në një tualet portativ.
Sipas autoriteteve, zbulimi i trupit u bë të dielën në mëngjes, në zonën e kampingut të festivalit. Një punonjës i kompanisë që merret me mirëmbajtjen e tualeteve portative e gjeti trupin gjatë kontrolleve rutinë.
Policia e Shtetit të Michiganit ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje. Autoritetet kanë bërë me dije se, deri tani, rasti duket i izoluar.
Në një deklaratë zyrtare, ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që mund të kenë parë diçka të pazakontë ose që kanë informacion lidhur me ngjarjen, të kontaktojnë menjëherë policinë.
Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar se si foshnja përfundoi në tualetin portativ dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
Be the first to comment