YouTuber-i i njohur amerikan Mike Majlak, një figurë e njohur në rrjetet sociale dhe bashkëprezantues i podcastit të famshëm “Impaulsive”, ka vizituar së fundmi Shqipërinë. Ai ka dokumentuar këtë eksperiencë në një video që tashmë ka kaluar mbi 340 mijë shikime.
Gjatë udhëtimit, Majlak vizitoi disa nga destinacionet më të njohura dhe piktoreske të vendit, si Gjirokastra dhe Dhërmiu. Ai shprehu impresionet e tij për natyrën dhe atmosferën që ofron Shqipëria.
Në videon e tij, Majlak nguli theksin në vlerat e gastronomisë shqiptare, duke theksuar se ka shijuar ushqimin më të mirë të jetës së tij gjatë qëndrimit. Ai gjithashtu u ndali te disa veçori interesante, si shitja e produkteve përgjatë autostradave dhe muzika shqiptare, të cilat i vlerësoi shumë.
Një moment i veçantë që bëri jehonë në rrjetet sociale ishte komenti i tij për vajzat shqiptare. Ai i quajti ato “shumë simpatike”, duke iu përgjigjur me humor se ato nuk i kushtojnë vëmendje djemve.
“Mund të jesh duke ecur, t’u thuash ‘ç’kemi’ dhe ato thjesht nuk të hedhin sytë,” tha ai me të qeshur. Majlak theksoi gjithashtu se Shqipëria është një vend ku mund të jetosh me shumë komoditet, duke shprehur dëshirën se nëse do të ishte milioner, do të shpërngulej atje për të jetuar.
Gjatë vizitës, ai ndali edhe në Durrës, ku u takua me reperin shqiptar Noizy. Ky i fundit i tregoi më shumë për karrierën e tij në muzikë dhe eksperiencën në boksin e rrugës, si dhe koleksionin e tij të makinave luksoze, që impresionoi Majlakun. Vizita u përmbyll me një moment të thjeshtë, ku ai provoi manaferrat nga kopshti i shtëpisë së reperit.
Be the first to comment